planifikonte atentat ndaj merkelit dhe scholz arrestohet 49 vjecari ne gjermani ja cfare organizate kriminale kishte krijuar me darknet 69132174578ed

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani, ja çfarë organizate kriminale kishte krijuar me “darknet”

November 11, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Federale në Gjermani njoftoi arrestimin e një burri, që dyshohet se i përket organizatës “Qytetarët e Rajhut” dhe planifikonte atentate ndaj politikanëve, sipas informacioneve të ARD, SWR, n-tv dhe Der Spiegel. Ndër ta ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel.

Sipas dy rrjeteve publike gjermane, 49-vjeçari, i arrestuar mbrëmjen e së hënës në Dortmund, përpiqej kohët e fundit të organizonte sulme përmes “darknet-it”. Në faqen e internetit që kishte krijuar, me emrin “Politika e Vrasjeve”, i dyshuari shpjegonte planin e tij.

Fillimisht, ithtarët e tij duhej të dhuronin para në kriptomonedha, si “shpërblim për kapje”, për profesionistë që më pas do të merrnin përsipër vrasjen e politikanëve “kundërshtarë”. Autoritetet e trajtojnë çështjen si “plan financimi kriminal të terrorizmit” dhe për këtë përgjegjësinë e ka marrë prokurori i përgjithshëm federal Jens Rommel.

Siç transmeton ARD, i arrestuari njihej nga autoritetet që nga viti 2020, kur si anëtar i Qytetarëve të Rajhut, organizatë që nuk e njeh shtetin gjerman, mori pjesë në protesta kundër masave kufizuese të pandemisë, dhe aktivitetet e tij të fundit në darknet u zbuluan nga Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Martin Sh., raporton rrjeti privat n-tv, është gjermano-polak dhe kishte publikuar në faqen e tij “dënime me vdekje” që vetë i kishte shqiptuar, informacione për “të dhëna personale sensitive” të viktimave të mundshme, si dhe udhëzime për ndërtimin e eksplozivëve, ndërsa sipas Spiegel, lista e “të dënuarve me vdekje” përfshinte më shumë se 20 emra politikanësh, ndër ta ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel, si dhe ish-ministra federalë.

Siç thekson revista, termi Assassination Politics i referohet tekstit të aktivistit radikal amerikan antiqeveritar Jim Bell, i cili në vitet ’90 argumentonte në favor të një tregu hipotetik online përmes të cilit mund të financoheshin anonimish vrasje të zyrtarëve qeveritarë të korruptuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoti i reagon osmanit rreth deklarimit te saj per zhvillimet ne kuvend 6913206753f5c
Lajmi i mëparshëm

Hoti i reagon Osmanit rreth deklarimit të saj për zhvillimet në Kuvend

analiza nga dw pse rusia po rekruton kriminele per sabotim ne te gjithe evropen 69132325c2762
Lajmi i radhës

Analiza nga DW: Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë