plani ve nen presion kievin zelensky momentet me te veshtira te historise sone 6920a4d32e5b0

Plani vë nën presion Kievin, Zelensky: Momentet më të vështira të historisë sonë

November 21, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi gjatë procesit të paqes të udhëhequr nga SHBA, se nuk do të tradhtojë interesat kombëtare të vendit.

Ai paralajmëroi se Ukraina ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë, mes ruajtjes së një aleati kyç si SHBA-të dhe dinjitetit të saj kombëtar, në një nga momentet më të rrezikshme të historisë moderne të vendit.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, plani 28-pikësh i propozuar nga Uashingtoni përfshin disa nga kërkesat e Moskës dhe nuk jep garanci të qarta sigurie për Kievin.

Mediat e huaja raportojnë se SHBA-të kanë sinjalizuar se mund të ndërpresin ndihmën kritike ushtarake nëse Ukraina nuk pranon kornizën e paraqitur.

Zelensky theksoi se do të vazhdojë punën me SHBA-të mbi këtë plan, por paralajmëroi se në ditët në vijim do të rritet presioni politik ndaj Kievit. Ai u bëri thirrje qytetarëve “të qëndrojnë të bashkuar përballë përpjekjeve të reja të Rusisë për të minuar procesin e paqes”.

“Ky është një nga momentet më të vështira të historisë sonë. Presioni mbi Ukrainën është ndër më të rëndët. Ukraina mund të përballet me një zgjedhje jashtëzakonisht të dhimbshme: ose të humbasë dinjitetin, ose të rrezikojë humbjen e një partneri të madh”, tha Zelensky.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murati ka nisur subvencionimi i faturave te energjise per familjet me te ardhura te uleta 6920a3c197bf5
Lajmi i mëparshëm

Murati: Ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

moti i keq ne gjirokaster vengu kerkon mbledhjen e emergjencave civile 6920a9941ed87
Lajmi i radhës

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

Të fundit nga

ShkoLartë