plani per carmatimin e hamasit shkaterrohen tunelet dorezohen armet 69c68f8347f66

Plani për çarmatimin e Hamasit/ Shkatërrohen tunelet, dorëzohen armët

March 27, 2026
1 minut lexim

Hamasi do të duhet të lejojë shkatërrimin e rrjetit të tij të gjerë të tuneleve në Gaza, ndërsa dorëzon armët në mënyrë graduale, sipas një plani çarmatimi të paraqitur nga “Bordi i Paqes” i presidentit amerikan Donald Trump, i cili është parë edhe nga Reuters.



Plani parashikon një afat prej tetë muajsh. Ai fillon me marrjen e kontrollit të sigurisë në Gaza nga një komitet teknokratësh palestinezë i mbështetur nga SHBA-ja, dhe përfundon me tërheqjen e plotë të forcave izraelite, pasi të verifikohet se Gaza nuk ka më armë.

Çarmatimi i Hamasit mbetet një nga pikat më të vështira në negociata për zbatimin e këtij plani dhe për vazhdimin e armëpushimit të tetorit, i cili i dha fund dy viteve luftë intensive. Hamasi ka refuzuar prej kohësh të dorëzojë armët, të cilat besohet se janë ruajtur kryesisht në tunelet nën Gaza.

Teksti i plotë i planit, i raportuar fillimisht nga Al Jazeera, iu dha Reutersit nga dy zyrtarë palestinezë të përfshirë në bisedime.

Plani përbëhet nga dy pjesë: një dokument me 12 pika të titulluar “Hapat për përfundimin e zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës të Paqes për Gazën”, dhe një kalendar me pesë faza, gjatë të cilit Hamasi do të dorëzojë armët brenda tetë muajsh.

Dokumenti thekson se të gjitha grupet e armatosura në Gaza, përfshirë edhe organizata si Xhihadi Islamik, do të përfshihen në procesin e çarmatimit. Ky proces do të mbikëqyret nga një trupë teknokratësh palestinezë e quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës.

“Gaza do të qeveriset sipas parimit ‘një autoritet, një ligj, një armë’, ku vetëm personat e autorizuar nga ky komitet mund të mbajnë armë, dhe të gjitha grupet e armatosura do të ndalojnë aktivitetet ushtarake”, thuhet në dokument.

Procesi i çarmatimit do të verifikohet nga një komitet i posaçëm për kontrollin e armëve, i cili do të krijohet nga Nickolay Mladenov, i cili është i dërguari kryesor i Bordit të Paqes.

Gjithashtu, dokumenti parashikon që rindërtimi në Gaza do të lejohet vetëm në zonat që shpallen të çmilitarizuara.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keshilli i prokuroreve publike nuk zgjodhi drejtues te ri te prokurorise se larte publike te shkupit 69c68f27a1b64
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk zgjodhi drejtues të ri të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit

vidhet xhamia e 3 te brenda dy javesh ne pollog 69c6906f3781e
Lajmi i radhës

Vidhet xhamia e 3-të brenda dy javësh në Pollog

Të fundit nga

Si e kontrollon Irani Ngushticën e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit ka qenë praktikisht e mbyllur për gati katër javë, duke i futur tregjet globale të naftës në kaos, dhe nuk ka asnjë fund të qartë në horizont. Kërcënimet dhe
ShkoLartë