plani i trump per gazen ministrja britanike eshte momenti per paqe por rruga eshte e brishte 68d85c4c25a52

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Është momenti për paqe, por rruga është e brishtë

September 27, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ndodhet në një moment vendimtar për të ndalur luftën në Gaza, pas dy vitesh konflikti të përgjakshëm.

Sipas saj, në OKB është ndjerë një “energji dhe vendosmëri e jashtëzakonshme” për paqe.

Cooper konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po mbështesin një plan 21-pikësh që përjashton Hamasin nga qeverisja në Gaza, ndalon zhvendosjen masive të popullsisë dhe kundërshton aneksimin e mëtejshëm të Bregut Perëndimor. Një pjesë e planit parashikon krijimin e një administrate kalimtare, ku mund të përfshihet edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair – diçka që ka ngjallur debat brenda diplomacisë britanike.

Megjithëse refuzoi të komentojë nëse Izraeli po kryen gjenocid, Cooper bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe rikthimin e ndihmave humanitare.

Ka një ndjenjë të fortë konsensusi global. Bota do paqe, por procesi është i brishtë dhe kërkon përkushtim,” u shpreh ajo.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sabotim i qellimshem princi harry shperthen pas raportimeve per nje takim me mbretin charles 68d85a9496dc1
Lajmi i mëparshëm

Sabotim i qëllimshëm, Princi Harry shpërthen pas raportimeve për një takim me Mbretin Charles

klima e biznesit ne shqiperi dash korrupsion dhe te ardhura te paligjshme 68d85f5385338
Lajmi i radhës

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

Të fundit nga

ShkoLartë