plani i rritjes nura shanset jane optimale per shqiperine synimi eshte te kete stabilitet ne ballkan 6863c8aa1922f

Plani i rritjes/ Nura: Shanset janë optimale për Shqipërinë, synimi është të ketë stabilitet në Ballkan

July 1, 2025
1 minut lexim

Analisti Artur Nura thotë se plani i rritjes, përmes së cilit Shqipëria do të përfitojë fonde nga BE, është lajm pozitiv për Tiranën.

Në një intervistë për Newsline në ABC News, Nura u shpreh se synimi i BE, është që të ketë stabilitet në Ballkan.

Nura shtoi se shanset e Shqipërisë janë optimale.

“Duket se po funksionoin integrimi i Shqipërisë me hapa që nuk mendoheshin që do të bëheshin. Shifrat janë domethënëse. Ky është lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Duhet parë edhe një zhvillim gjeopolitik. I gjithë ky projekt, me thasë me para, tregojnë vullnetin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor. Synimi është që të ketë stabiltiet, Tirana e ka kapur mesazhin. Shanset janë më optimale vetëm për Tiranën, duhet konvertuar në zhvillim ekonomik, në zhvillim demokratik. Mesazhi është i drejtpërdrejtë, i qartë për opozitën shqiptare, për të mos penguar integrimin e Shqipërisë. Ka një qendrim radikal të zotit Berisha me zhvillimet demokratike, me zhvillimet zgjedhore. Protesta është normale, por çështjet e integrimit janë themelore, strategjike, të jashtëzakonshme. Stabiliteti politik është domosdoshmëri. Shqiptarët të shkojnë në grup në BE.”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi takon perfaqesuesen e sherbimit europian per pune te jashtme 6863bf0dbd5e1
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi takon përfaqësuesen e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme

mbrojtesi protagonist tek atalanta qe katerfishon vleren 6863c8e61216f
Lajmi i radhës

Mbrojtësi, protagonist tek Atalanta që katërfishon vlerën

Të fundit nga

ShkoLartë