plani i pershpejtimit te barazise gjinore ne okb ministrja sala kemi bere hapa te rendesishem ne rritjen e perfaqesimit te grave ne jeten publike 69b2cdf02f621

Plani i Përshpejtimit të Barazisë Gjinore në OKB, ministrja Sala: Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e përfaqësimit të grave në jetën publike

March 12, 2026
min lexim

Në takimin me vendet anëtare mbi Planin e Përshpejtimit të Barazisë Gjinore të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara politikat dhe reformat që fuqizojnë gratë dhe vajzat në vend.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se barazia gjinore është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare dhe një element kyç në procesin e zhvillimit demokratik dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo vlerësoi gjithashtu rëndësinë e Profilit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë, të hartuar në bashkëpunim me sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët kombëtarë, i cili ofron një analizë të detajuar të progresit të arritur dhe sfidave që mbeten përpara.

Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e përfaqësimit të grave në jetën publike, në aksesin në arsim dhe në forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se qeveria mbetet e angazhuar për të adresuar sfida të tjera të rëndësishme, si fuqizimi ekonomik i grave, shpërndarja më e drejtë e përgjegjësive të kujdesit të papaguar dhe lufta kundër të gjitha formave të dhunës, përfshirë edhe ato që shfaqen në hapësirat digjitale.

“Barazia gjinore nuk është një privilegj i dhënë nga një gjini tek tjetra. Ajo është një e drejtë themelore e njeriut dhe një investim i mençur për zhvillimin e shoqërisë. Shoqëritë që fuqizojnë gratë dhe vajzat ndërtojnë ekonomi më të forta, institucione më gjithëpërfshirëse dhe demokraci më të qëndrueshme,” u shpreh ministrja në përfundim të fjalës së saj.

Në këtë drejtim, ministrja përmendi edhe reformat e fundit ligjore të ndërmarra nga Shqipëria, përfshirë Ligjin e ri për Barazinë Gjinore, i cili forcon përgjegjshmërinë institucionale dhe njeh vlerën ekonomike dhe sociale të punës së kujdesit të papaguar, si dhe Ligjin e ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna dhe Dhuna në Familje, që zgjeron mekanizmat e mbrojtjes dhe reagimit institucional.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe vendas, duke vlerësuar rolin e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura në avancimin e politikave dhe shërbimeve për barazinë gjinore në Shqipëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

barcola i lumtur per golin dhe fitoren 69b2cdb439f8e
Lajmi i mëparshëm

Barcola i lumtur për golin dhe fitoren

u perplas nga fadroma vdes 43 vjecari ne guroren e dajtit 69b2ce2c442b8
Lajmi i radhës

U përplas nga fadroma, vdes 43-vjeçari në guroren e Dajtit

Të fundit nga

Rama për Vuçiqin: Makthi i tij quhet Kosovë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur për “Türkiye Today”, ofroi një vlerësim të drejtpërdrejtë të rolit të Ankarasë në rajon. Shqipëria dhe Turqia shpesh e përshkruajnë marrëdhënien e tyre dypalëshe si thellësisht
ShkoLartë