plani i paqes rusi ukraine nuk duhet te rrezikohet siguria e evropes lideret e vendeve te be takim ne angola 692462c736e1f

Plani i paqes Rusi-Ukrainë/ “Nuk duhet të rrezikohet siguria e Evropës”, liderët e vendeve të BE takim në Angola

November 24, 2025
1 minut lexim

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian janë takuar në Angola për të diskutuar mbi planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk paralajmëroi se asnjë marrëveshje nuk duhet të rrezikojë sigurinë e Polonisë dhe Evropës.

Ndërsa Kancelari gjerman, Friedrich Merz nënvizoi se Evropa duhet të mbrojë interesat e Ukrainës dhe vendi ka nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci sigurie.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kërkoi që vendimet mbi sanksionet, zgjerimin dhe pasuritë e bllokuara të merren me pjesëmarrje të plotë të BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se puna mbi marrëveshjen e paqes nuk ka përfunduar, por tani ekziston një “bazë solide për të ecur përpara”. Ajo shtoi se “vetëm Ukraina si vend sovran mund të vendosë për forcën e saj të armatosur dhe fatin e saj”.

Takimi vjen ndërsa tensionet në Ukrainë mbeten të larta, dhe liderët europianë insistojnë te siguria dhe sovraniteti i vendit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tete vjedhje per dy ore zvicra e tronditur nga keqberesit marokene dhe algjeriane 6924611325f2e
Lajmi i mëparshëm

Tetë vjedhje për dy orë: Zvicra e tronditur nga keqbërësit marokenë dhe algjerianë

protesta e pd para kryeministrise rruget qe bllokohen 692465d5494a2
Lajmi i radhës

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Të fundit nga

ShkoLartë