planet e shba se per zhvendosjen e xhihadisteve nga burgjet siriane 1 mije te burgosur priten te mberrijne ne irak 697506a0ae4cc

Planet e SHBA-së për zhvendosjen e xhihadistëve nga burgjet siriane, 1 mijë të burgosur priten të mbërrijnë në Irak

January 24, 2026
1 minut lexim

Qindra anëtarë të Shtetit Islamik janë transferuar nga Siria në Irak, në kuadër të një operacioni të dytë, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të zhvendosur mijëra xhihadistë të mbajtur në burgjet siriane.

Sipas burimeve, deri në 1 000 të burgosur pritet të mbërrijnë në Irak, ndërsa të paraburgosurit shumë prej tyre shtetas evropianë dhe irakianë do të vendosen në të paktën tre burgje në vend.

Ky transferim është pjesë e një operacioni më të gjerë që përfshin rreth 7 000 anëtarë të ISIS-it, të cilët më parë ishin nën kujdestarinë e forcave kurde siriane. Të mërkurën, rreth 150 figura të rangut të lartë, përfshirë disa shtetas evropianë, u transferuan në Irak. Operacionet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se ndaj të ndaluarve do të hapen procedura penale. Në të kaluarën, gjykatat irakiane kanë dënuar qindra persona përfshirë luftëtarë të huaj të ISIS-it të transferuar nga Siria me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Sipas zyrtarëve, është ngritur një komitet koordinues që përfshin Ministrinë e Drejtësisë, Forcat Ajrore dhe njësitë kundër terrorizmit, për të menaxhuar procesin e transferimit.

ISIS pushtoi zona të mëdha në Siri dhe Irak në vitin 2014, duke kryer masakra dhe duke skllavëruar gra dhe fëmijë. Me mbështetjen e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, Iraku njoftoi mposhtjen e ISIS-it në vitin 2017. Në Siri, Forcat Demokratike Siriane (SDF) e mposhtën grupin dy vjet më vonë, duke arrestuar mijëra xhihadistë të dyshuar dhe duke transferuar familjet e tyre në kampe.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump paralajmeron kanadane nese nenshkruan me kinen shba ja do vendose tarife 100 697504d967f73
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-ja do vendosë tarifë 100%

ervin salianji ne protesten e pd me grupin e demokrateve te korces 69750993290c0
Lajmi i radhës

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

Të fundit nga

ShkoLartë