planet e ruzhdi shehut per mandatin e dyte ne junik 68e244b59bc72

​Planet e Ruzhdi Shehut për mandatin e dytë në Junik

October 5, 2025
min lexim

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, njëherësh kryetari aktual Ruzhdi Shehu në një intervistë për KosovaPress, ka folur mbi të arriturat, sfidat me të cilat është përballur gjatë qeverisjes, projektet që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve dhe planet për të ardhmen.

Shehu thotë se ky mandat ka qenë një periudhë e mbushur me angazhime dhe përgjegjësi, por edhe me sfida të shumta që kanë kërkuar zgjidhje të kujdesshme.

Shehu: Sfidave me të cilat jemi ballafaquar për shkak të borxheve të trashëguara

“Mandati i cili është në përfundim tashmë, është me plot angazhime të punëve dhe detyrave që edhe si kryetar i komunës, por edhe ekipit tim me të cilët kam punuar, por edhe i sfidave me të cilat jemi ballafaquar për shkak të borxheve të trashëguara të disa projekteve të realizuara, por për të cilat nuk janë paguar mjetet. Kontratat kolektive ka qenë një ndër sfidat që na ka penguar të kemi një zhvillim edhe më të hovshëm të cilin e meriton Juniku”, tha ai.

Kryetari Shehu thekson se Juniku gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës dhe organizimit qytetar, qoftë në periudha paqeje apo në kohë lufte.

Shehu: Juniku është një qytet unik

“Juniku është me të vërtetë unik dhe qytet, i cili nuk ka pasur problem asnjëherë historikisht probleme ndër-njerëzore. Ai ka një të kaluar jashtëzakonisht të mirë, prandaj edhe në periudha të ndryshme historike ka qenë unik dhe ka vepruar unik. Edhe në luftën e fundit, po ashtu, ka qenë një organizim i mirë, i mirëfilltë edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Shehu

Shehu thekson se marrëdhënia e tij me qytetarët e Junikut është e hershme dhe e ndërtuar mbi besim e përkushtim.

Shehu: Qytetarët e njohin mirë kontributin tim për Junikun

“Qytetarët e Junikut më njohin mirë, sepse kam qenë edhe në kohët më të vështira të viteve të 90-ta kur e kam drejtuar këshillin e financave në komunën e Junikut. Në këtë drejtim, angazhimi dhe komunikimi im direkt me qytetarët në kohë të vështira dhe gjatë lirisë ka qenë shumë i mirë, të cilin e kam të lindur dhe të trashëguar dhe nuk mund ta lë asnjëherë”, tha ai

Ndër arritjet kryesore të këtij mandati është funksionalizimi i plotë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila tash ofron shërbime 24 orë për pacientët.

Shehu: Kemi funksionalizuar QKMF-në 24 orë në ditë për 7 ditë të javës

“Vlen të theksohet se në marrjen e detyrës, shërbimet mjekësore vetëm me një ndërrim, tetë orë në ditë, por ne kemi arritur që këtë shërbim ta bëjmë 24 orë në ditë për shtatë ditë të javës. E kemi plotësuar me mjekët e domosdoshëm të Qendrës së Mjekësisë Familjare, kemi edhe stomatologët, mjekun e përgjithshëm, pediatrin. Janë të gjitha profilet janë dhe përveç shërbimeve 24 orë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ajo ofron shërbime edhe për lehonat në shtëpi dhe personat e moshuar që kanë të mbështeten me vizita ose trajtime mjekësore në shtëpitë e tyre”, u shpreh Shehu

Shehu tregon se Komuna e Junikut ka ndërmarrë masa konkrete për të përkrahur ekonominë lokale, duke përfshirë lirimin nga taksat për bizneset dhe mbështetjen me grante për fermerët.

Shehu: Kemi ndërmarrë masa për mbështetjen e bizneseve

“Ne kemi marrë masa të përkrahim bizneset e vogla dhe të mesme. Fillimisht, kemi marrë vendim t’i lirojmë nga taksa e ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjitha bizneset, të vogla, të mesme dhe të mëdha, për shkak të gjendjes ekonomike të vështirë, kemi marrë vendim që taksat komunale për ushtrim të veprimtarisë do t’i lirojmë bizneset për një kohë të caktuar. Kemi përkrahur fermerët me grante, të cilat i kanë përfituar me anë të bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare, kemi dhënë pajisje bujqësore. Në mandatin tjetër kemi paraparë dhe kemi ndarë buxhet që të ndihmojmë edhe bizneset, fermerët, të mbështeten edhe studentët edhe nxënësit, por njëkohësisht do t’i ndihmojmë edhe të gjitha familjet që kanë rast vdekjeje me një subvencion simbolik që t’iu lehtësojë shpenzimet”, tha ai.

Kryetari i Junikut vlerëson se investimet në infrastrukturën rrugore kanë hapur mundësi të re zhvillimi për turizmin malor, duke e bërë Junikun një destinacion gjithnjë e më të kërkuar.

Shehu: Juniku po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik

“Ne, me ardhjen në pushtet, prioritet kryesor ka qenë përmirësimi i infrastrukturës për qasjen në bjeshkën e Junikut. Në këtë drejtim kemi ecje pozitive dhe kemi asfaltuar rrugën deri në gropën e Erenikut, aty ku është pjesa që duhet të shpërndahet dhe degëzohet edhe me pjesë tjera, pastaj bjeshka. Ndërtimi i rrugës ka krijuar dhe rritur potencialin dhe interesimin që të gjithë dashamirët e pyjeve dhe bjeshkëve që vizitojnë Junikun, jo vetëm në nivel vendi, por vizitorët janë edhe nga shtetet përreth. Çdo vikend kemi të mbushur bjeshkët e Junikut… Ka një potencial jashtëzakonisht të madh të zhvillimit të turizmit. Në të ardhmen do të ndërtojmë rrjetin e ndriçimit, rrjetin elektrik për bjeshkët e Junikut, në mënyrë që të krijojmë kushte më të mëdha për investime sa i përket akomodimit dhe infrastrukturës tjetër për turistë të jashtëm dhe të brendshëm”, tha ai.

Kujtojmë, zgjedhjet e rregullta komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shembja e nje shkolle le 37 te vdekur ne indonezi 68e23dda9446c
Lajmi i mëparshëm

Shembja e një shkolle lë 37 të vdekur në Indonezi

adelina hasani perlot me dedikimin per babain e ndjere 68e245d4d4457
Lajmi i radhës

Adelina Hasani përlot me dedikimin për babain e ndjerë

Të fundit nga

ShkoLartë