plaku matuf lambo cinco santucio zbulohen nofkat e grupit kriminal te kokaines nga amerika latine 6888ceb462cba

“Plaku matuf”, “Lambo”, “Cinco”, “Santucio”- Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine!

July 29, 2025
1 minut lexim

Zbardhen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që akuzohet se trafikoi 6 ton lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa në kërkim janë shpallur Ilir Lloshi dhe Devid Patrut.

Referuar dosjes hetimore, News 24 ka zbuluar nofkat që grupi kriminal i kokainës përdorte në kominikimet e tyre në aplikacionin SKYECC.

Artur Hoxhosmani njihet me nofkat Burrelsi, Lambo, Santucio dhe Santocio New.

Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skëndat njihet me pseudonimet Bisha dhe Bisha New.

Ermir Ndreaj njihet me pseudoninim Cinco.

Plaurent Dervishaj njohët me pseudonimet “Xio” “shoku” dhe “plaku matuf”.

Klevis Hoxhosmani njihet me pseudonimet “keli” dhe “Santucio brother”

Erion Alibej me pseudonimet “Liz” “Liizzz” Krymi” Noku.

Ilir Lloshi me pseudonimin Licja .

Ramazan Rraja me pseudonimet “Xon” “Xoni”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagim i vlen it arben taravari nje here ketej nje here andej por kurre me shqiptaret 6888c02d5c3e8
Lajmi i mëparshëm

Reagim i VLEN-it: Arben Taravari, një herë këtej, një herë andej, por kurrë me shqiptarët

antonietti nuk ka te ndalur nen menaxhim te dyli salihut 6888cf2a99f24
Lajmi i radhës

Antonietti nuk ka të ndalur nën menaxhim të Dyli Salihut 

Të fundit nga

ShkoLartë