Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 45-vjeçarit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Vlorë.
Sipas njoftimit zyrtar, 48-vjeçari me iniciale F.Z, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë 45-vjeçarin me inicale I. S., banues në Vlorë.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit I. S, 45 vjec, banues ne Vlorë (i dëmtuari), dhe shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Vlorë, të cilët në fillimisht janë konflikt fizikisht me shtetasin F.Z, duke e dëmtuar lehtë atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info


