plagosja me arme ne qendren tregtare si nisi sherri mes te rinjve per parkimin ne megatek 68f1f237503f4

Plagosja me armë në qendrën tregtare, si nisi sherri mes të rinjve për parkimin në “Megatek”!

October 17, 2025
1 minut lexim

“Pse më pe? Pse parkon aty?”, kështu ka nisur sherri mes të rinjve në qendrën tregtare Megatek, mesditën e djeshme (16 Tetor), që përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas burimeve, sherri mes tyre ka qenë banal dhe i çastit. Nga të shtënat tek parkingu i “Megatek” mbeti i plagosur në këmbë Fabjo Arifaj dhe u dëmtua me sende të forta shoku i tij Grisjan Latifaj.

Ndërkohë policia ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga mësohet se është vënë Josif Mena, pronari i automjetit me të cilin u larguan autorët.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë personi që qëlloi me armë.

Në mjetin e tyre u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej autorëve u gjet arma e zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani me nje votim me 19 tetor mund te ndryshohet kursi i historise 68f1f0d763f93
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani: Me një votim më 19 tetor mund të ndryshohet kursi i historisë

perfundon numerimi i votave ne fushe kosove keta jane kandidatet me te votuar per asambleiste 68f1f2a52a7b7
Lajmi i radhës

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë, këta janë kandidatët më të votuar për asambleistë

Të fundit nga

ShkoLartë