plagosja e te riut ne tirane autoret i shkuan ne shtepi i prene veshin dhe e goditen me shishe 68a8aad5e80d4

Plagosja e të riut në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi, i prenë veshin dhe e goditën me shishe

August 22, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë me sende të forta nga 3 persona.

Mësohet se 3 autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë.

Përveç dëmtimeve të shumta, 21-vjeçari, Marko Bega i është prerë edhe një pjesë e veshit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët, shtetasit Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën ‘Mihal Popi’, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën ‘Mihal Popi’ pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ e kryer në bashkëpunim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lashkoska ne koordinim me qeverine po punojme shpejt dhe ne menyre sistematike per sanimin e hidrosistemit gjavato 68a89c528dbc3
Lajmi i mëparshëm

Lashkoska: Në koordinim me Qeverinë, po punojmë shpejt dhe në mënyrë sistematike për sanimin e hidrosistemit “Gjavato”

qeveria ndryshon statutin e shskuk se pas vendimit te kushtetueses 68a8ab4d53180
Lajmi i radhës

​Qeveria ndryshon Statutin e SHSKUK-së pas vendimit të Kushtetueses

Të fundit nga

ShkoLartë