plagosi te riun duke e goditur me gur ne koke pranga 29 vjecarit ne durres 68a5977756f5e

Plagosi të riun duke e goditur me gur në kokë, pranga 29-vjeçarit në Durrës

August 20, 2025
1 minut lexim

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi goditi me gur në kokë një të ri.

Shtetasi me iniciale J.B., akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, goditi me gur në kokë shtetasin me iniciale H.K., 20 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI 2
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani i prezantoi propozim-masat për ruajtjen dhe zhvillimin e zejtarisë

baton zabergja ftohet nga kosova per ndeshjet ndaj zvicres dhe suedise 68a597b54525d
Lajmi i radhës

Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë

Të fundit nga

ShkoLartë