plagosi me thike vajzen e tij arrestohet 56 vjecari ne durres 69778a34c69d7

Plagosi me thikë vajzën e tij, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

January 26, 2026
1 minut lexim

Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i shtetasit M. N., banues në Durrës, u bë si rezultat i kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari dyshohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij në rrugë. Gjatë incidentit, ai ka goditur me thikë edhe një shtetas tjetër, O. M., i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar në momentin e sulmit.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

teyana taylor dhe demi moore shkelqejne ne paris 697777959889e
Lajmi i mëparshëm

Teyana Taylor dhe Demi Moore shkëlqejnë në Paris

cristiano ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh asgje nuk eshte e pamundur per carrick 69778a94bcbfd
Lajmi i radhës

Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh: Asgjë nuk është e pamundur për Carrick

Të fundit nga

ShkoLartë