plagosi me sende te forta ne koke nje person pas konfliktit arrestohet 25 vjecari ne durres 68a1bf043f876

Plagosi me sende të forta në kokë një person pas konfliktit, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

August 17, 2025
1 minut lexim

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi plagosi me sende të forta një person.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik midis dy shtetasve, në lagjen nr. 14, Durrës, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin G. M., i cili gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albulena demiri zendeli per here te pare forumit te gruas i jepet bartesi i listes ne kercove 68a1b58bc6b6b
Lajmi i mëparshëm

Albulena Demiri Zendeli: Për herë të parë Forumit të Gruas i jepet bartësi i listës në Kërçovë

klubi korean merr vendimin perfundimtar per jasir asanin 68a1bf57a4ca2
Lajmi i radhës

Klubi korean merr vendimin përfundimtar për Jasir Asanin

Të fundit nga

ShkoLartë