Plagosi 44-vjeçarin pas një zënke, vetëdorëzohet i riu në Sarandë

July 17, 2025
1 minut lexim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë, Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, person me precedentë penalë, ka marrë plagë me thikë pas një zënke me 26-vjeçarin Elvis Ndoji me banim në Sarandë.

44-vjeçari është transportuar i plagosur drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.

Pas identifikimit të autorit, policia ka arritur të negociojë me të brenda pak orësh duke bërë që ai të vetëdorëzohet.

Ndoji rezulton person me precedentë penalw, i arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve.

Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sopatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.

Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë.

Ndërsa më vonë ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në fshatrat kufitare greke.

Gjatë operacionit të atëhershëm, dy prej bashkëpunëtorëve të tij i’u gjetën nga policia edhe 2 pistoleta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

VLEN është në ballë të betejës kundër lojërave të fatit. Kemi filluar të çrrënjosim të keqen e mbjellë nga BDI

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë