plagoset 33 vjecari ne fier niset me urgjence drejt spitalit autori ne arrati policia nis kerkimet 691ccafc7a6dc

Plagoset 33-vjeçari në Fier, niset me urgjencë drejt spitalit! Autori në arrati, policia nis kërkimet

November 18, 2025
1 minut lexim

Një 33-vjeçar është plagosur me thikë këtë mbrëmje në Fier. Sipas raportimeve, i plagosuri D.D., është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorin e dyshuar të ngjarjes, J.R.

Shkaqet dhe rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nis drama ne shtepi plas debati mes nailirit dhe albes 691cb851500aa
Lajmi i mëparshëm

Nis drama në shtëpi, plas debati mes Nailirit dhe Albës

mushica ndeshja me zvicren test para play off 691ccb5426474
Lajmi i radhës

Mushica: Ndeshja me Zvicrën test para `play off`

Të fundit nga

ShkoLartë