plagosen me arme dy persona ne kukes vetedorezohen vellezerit e shpallur ne kerkim 69492e84d2c03

Plagosën me armë dy persona në Kukës, vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim

December 22, 2025
1 minut lexim

Janë vetëdorëzuar dy vëllezërit që plagosën me armë dy persona ditën e djeshme në Kukës.

Sipas njoftimit të djeshëm të Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë në kofshë, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e armës.

Njoftimi:

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tomori krenari te jesh pjese e historise se milanit 69492dd3cb79f
Lajmi i mëparshëm

Tomori: Krenari të jesh pjesë e historisë së Milanit

dardan krivaqa kerkoj falje sishte e qellimshme kam qene nen ndikim te droges 69492ee25f7d4
Lajmi i radhës

Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qenë nën ndikim të drogës

Të fundit nga

40 vjeçari i plagosur në Ferizaj në gjendje stabile

Një person është plagosur mbrëmë në Ferizaj. Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së. Gjendja e 40-vjeçarit paraqitet stabile, siç deklaroi për Klankosova.tv drejtori i QE-së Naser Syla. “Êshtë
ShkoLartë