pl kerkese per interpelance me ministrin e drejtesise 6942ea5454803

PL, kërkesë për interpelancë me ministrin e Drejtësisë

December 17, 2025
1 minut lexim

Partia e Lirisë kërkoi sot interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut ndaj Ilir Metës dhe dështimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Përmes një deklarate për mediet, kryetari i grupit parlamentar në Partinë e Lirisë, Tedi Blushi, theksoi se prej datës 27 nëntor 2025, kur Avokati i Popullit i përcolli zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEPV “Jordan Misja” 9 rekomandime konkrete lidhur me shkelje tejet të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut ndaj Ilir Metës. Blushi tha se ende nuk është ndërmarrë asnjë masë reale dhe efektive për përmirësimin e kushteve të tij të trajtimit dhe për ndalimin e praktikave çnjerëzore e degraduese.

Sipas Blushit, ky mosveprim i qëllimshëm, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve ligjore dhe ndërkombëtare të shtetit shqiptar.

Blushi theksoi se ka paraqitur kërkesën për interpelancë me Lamallarin, me qëllim “sqarimin publik dhe institucional mbi: moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit; mungesën e masave administrative, disiplinore dhe penale ndaj përgjegjësve; dështimin për të garantuar sigurinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të Ilir Meta; mungesën e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në sistemin penitenciar”.

Deputeti i PL-së nënvizoi se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje themelore e shtetit të së drejtës.

“Kjo nuk është një betejë politike, por një luftë për demokraci, për shtetin e së drejtës dhe për Shqipërinë europiane që meritojmë”, tha Blushi.

Blushi bëri të ditur se sot i është drejtuar me një kërkesë për informacion edhe drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose lidhur me arsyet e moszbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ballkani perendimor i gjithi njeheresh ne be 6942e84eee9c8
Lajmi i mëparshëm

Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

shqetesim te reali 6942eab4d49b5
Lajmi i radhës

Shqetësim te Reali

Të fundit nga

ShkoLartë