pjesemarresit e seminarit te albanologjise ndajne mendimet e tyre per prishtinen 68a6f12f6e4ae

Pjesëmarrësit e Seminarit të Albanologjisë ndajnë mendimet e tyre për Prishtinën

August 21, 2025
min lexim

Përgjatë Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, disa nga seminaristët të pjesëmarrës kanë ndarë disa mendime për qytetin e Prishtinës.

Anna Rettova, profesoreshë e filozofisë në Gjermani, e cila po merr pjesë në seminar, tha se është shumë e lumtur që gjendet në Prishtinë

“Kam ecur në qytet gjatë pushimeve të drekës, kam qenë në majë të katedrales që është shumë e bukur. Më pëlqen sheshi dhe kam parë mendimtarin, statujën e cila qëndron ulur në qendër, më kanë thënë se ai ishte një mësues i cili po protestonte në mënyrë paqësore kundër serbëve dhe jam ulur bashkë me të për ca kohë, bëra një fotografi. Njerëzit në qytet janë shumë miqësor dhe mikpritës, shumë të drejtpërdrejtë dhe shumë të veçantë. Kam qenë shumë e nderuar nga mënyra se si më kanë pritur, më kanë ofruar gjëra dhe më kanë folur. Kam pasur shumë biseda spontane të cilat nuk i kam pritur, por që kanë qenë shumë pozitive.”

Në anën tjetër, Jakud Drogowski nga Polonia tha se çdo vit që ai kthehet në Prishtinë për seminar, sheh ndryshime në qytet.

“Çdo herë që jam në Prishtinë unë shoh ndryshime. Ndryshime për shembull me vendet për kafe, për drekën. Për shembull që ato [vende] janë mbyllur për një vit, një vend i ri është hapur, një vend i vjetër është i mbyllur, atëherë unë shoh shumë ndryshime në Prishtinë dhe çdo here unë shoh ndërtime [të reja]. Ndërtime në sheshin Nënë Tereza dhe në hyrje të qytetit.”

Gabriele Parrino, i cili që 10 vite tashmë ndjek seminarin u shpreh se ka parë Prishtinën në zhvillimin dhe se qyteti vetëm se po vazhdon të ndryshojë.

“Po ka disa ndryshime pozitive, kur erdha para 10 vitesh, Prishtina ishte në zhvillim dhe kam parë ndryshime dhe gjëra të reja, por tani po shoh se ka goxha gjëra të reja dhe jam i sigurtë se do të rritet dhe do të zbukurohet gjithmonë, do të ketë një nivel rritjeje të madh.”

Poashtu edhe Piotr Liban, ndan mendimin se çdo vit ky qytet ka diçka të re për të ofruar.

“Prishtina ka ndryshuar, besoj se çdo vit Prishtina ndryshon”

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare çdo vit përveç zhvillimit të gjuhës shqipe, e vendos edhe Prishtinën si një pikë turizmi për njerëz nga e gjithë bota.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yermak puna per garancite e sigurise per ukrainen vecse ka nisur 68a6f043c1574
Lajmi i mëparshëm

Yermak: Puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën veçse ka nisur

ilnisa nxehte ne plazh ekspozon linjat e saj prane detit 68a6f253217f3
Lajmi i radhës

Ilnisa ‘nxehtë’ në plazh, ekspozon linjat e saj pranë detit

Të fundit nga

ShkoLartë