pjese e nje grupi kriminal kapet ne lac 40 vjecari me kater identitete kerkohet nga spanja per kultivim droge 68a9a904e6db0

Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për kultivim droge

August 23, 2025
1 minut lexim

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Laç pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle.

Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja i lindur në Lezhë akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e tij.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paralajmerohet zhvendosja e disa bizneseve ne rajon zeka ngerci politik mban peng zhvillimin ekonomik 68a9a86930ba0
Lajmi i mëparshëm

​“Paralajmërohet zhvendosja e disa bizneseve në rajon…”, Zeka: Ngërçi politik mban peng zhvillimin ekonomik

rusia sulmoi nje fabrike amerikane ne ukraine reagon trump 68a9a97565ac5
Lajmi i radhës

Rusia sulmoi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump

Të fundit nga

ShkoLartë