pjese e grupit kriminal te copjave vilson pepa ekstradohet nga republika dominikane trafikoi 11 ton kokaine 68bd3743ba999

Pjesë e grupit kriminal të Çopjave/ Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Dominikane, trafikoi 11 ton kokainë

September 7, 2025
1 minut lexim

Është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Republika Dominikane, Vilson Pepa, i njohur edhe me emrin Soni, i arrestuar mbrëmjen e 3 shtatorit pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Pepa është pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, grup i cili u godit nga SPAK në fillim të gushtit.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”-njofton policia.

Pepa u prangos në Santo Domingo nën masa të rrepta sigurie i prangosur në duar dhe këmbë dhe mbante veshur një helmetë dhe jelek antiplumb. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.

Sipas policisë dominikane, 40-vjeçari i njohur edhe si Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet.

Grupi kriminal ku ishte i përfshirë Pepa sipas SPAK u zbulua nëpërmjet të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Grupi ka tentuar të trafikojë në portet kryesore të BE rreth 17 ton kokainë duke kontrolluar në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azemi paga minimale smjafton per jetese 400 punetore te up paguhen nen minimum 68bd36a12d8ff
Lajmi i mëparshëm

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

rusia godet ndertesen e qeverise ukrainase ne sulmin me te madh ajror 68bd37b348b80
Lajmi i radhës

Rusia godet ndërtesën e Qeverisë ukrainase në sulmin më të madh ajror

Të fundit nga

ShkoLartë