pjesa lindore e afganistanit goditet nga nje tjeter termet 68bb75b4a93ad

Pjesa lindore e Afganistanit goditet nga një tjetër tërmet

September 6, 2025
1 minut lexim

Edhe një tërmet i tretë ka goditur Afganistanin, në pjesën juglindore të vendit. Kësaj radhe tërmeti ishte me magnitude 5.6 dhe me thellësi të cekët.

Numri i viktimave nga tërmeti i së dielës, më 31 gusht, po vazhdon të rritet. Raportet e para pas tërmetit të tretë nuk flasin për viktima, megjithatë ekipet mjekësore që dolën në terren raportuan për lëndimin e të paktën 17 personave, të cilët janë dërguar në Spitalin Provincial të Kunarit.

Terreni i ashpër dhe i vështirë malor po e pengon punën e ekipeve të shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave, ka thënë qeveria afgane.

Tërmeti i dytë, që ra të martën, kishte magnitude 5.5 dhe bëri që përkohësisht të ndaleshin operacionet e shpëtimit, të cilat në shumicën e rasteve po kryheshin me helikopter, pasi rrëshqitjet e dheut dhe rrënojat kishin bllokuar qasjen në fshatrat e largëta.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka raportuar se tërmeti i së dielës la 1,368 të vdekur dhe 2,180 të lënduar në 25 fshatra.

Afganistani është një vend ku tërmetet janë të shpeshta, pasi ndodhet në pikën ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.

Në vitin 2023, nga një tërmet me magnitude 6.3 që goditi pjesën perëndimore të Afganistanit humbën jetën mbi 1,400 persona, ndërsa në vitin 2022, nga një tërmet me magnitude 5.9 që goditi pjesën lindore të vendit, humbën jetën të paktën 100 persona dhe u lënduan rreth 3,000 të tjerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

basha perkujton nenen tereze ne 28 vjetorin e ndarjes nga jeta 68bb74a0ee210
Lajmi i mëparshëm

Basha përkujton Nënën Terezë, në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta

elmazi do ta shfuqizoj tatimin e dyfishte ne seancen e pare te keshillit komunal ne saraj video 68bb8e53e3b29
Lajmi i radhës

Elmazi: Do ta shfuqizoj tatimin e dyfishtë në seancën e parë të Këshillit Komunal në Saraj! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë