ping pong vrasjesh ekzekutimi ne burgun grek i 49 vjecarit kush ishte jani aliaj dhe frontet e hapura te luftes ne boten e krimit 696ea546e50b5

“Ping-pong” vrasjesh/ Ekzekutimi në burgun grek i 49-vjeçarit, kush ishte Jani Aliaj dhe frontet e hapura “të luftës” në botën e krimit

January 19, 2026
min lexim

Jani Aliaj është ekzekutuar këtë të hënë në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalos.

Autori i vrasjes është një 28-vjeçar grek, i akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Artur Bashimi.

Aliaj ishte një personazh i njohur në botën e krimit, i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Po ashtu i dënuar përjetë në mungesë edhe në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Por si kishte lindur konflikti mes Çiços dhe Aliajt?

Vrasja e Nelgert Patës në qytetin e Fierit është episodi i fundit i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, drejtuar nga Jani Aliaj dhe Elton Çiço.

Një histori 16-vjeçare që nis me vrasjen me thikë të shokut të Çiços nga Aliaj në vitin 2000 në fshatin Zhabakik të Greqisë. Disa vite më vonë, dy personazhet në fjalë përballen në qelitë e një burgu grek. Aty Çiço plagos Alinë gjatë kohës së ajrimit, si hakmarrje për vrasjen e shokut të tij.

Pasi të dy dalin nga burgu, konfliktet tashmë transferohen në Shqipëri, ku bandat do të luftojnë edhe për zonat e influencës sa i takon kultivimit të drogës në Tepelenë.

Më 30 mars 2015, Elton Çiços i grabisin familjen dhe i dhunojnë prindërit, ngjarje për të cilën ai vendos të marrë hak. Dy muaj pas kësaj ngjarjeje, në Durrës vritet Robert Rama, mik i Alisë, rivalit të Çiços. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ramës, por megjithëse policia ra në gjurmë të motorit të tij, me të cilin u largua nga vendi i krimit, ai asnjëherë nuk u ndalua zyrtarisht për këtë ngjarje.

Hakmarrja për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Çiços vijon me vëllezërit Ervis dhe Elton Imeri, të cilëve iu vendos eksploziv në automjete.

I pari, Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindërve të Çiços, i shpëtoi atentatit, por i vëllai mbeti i gjymtuar rëndë pas shpërthimit në 9 dhjetor të 2015-ës në Kombinat.

Por Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate Jani Alisë, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër duke mos arritur ta ekzekutojë, por vetëm plagosë lehtë, derisa më 1 maj të 2016 Çiço ekzekutohet në një lokal në zonën e ish-Bllokut nga Jani Aliaj, i ndihmuar nga Renato Milloshi dhe Nelgert Pata, i cili ndihmoi në atentat, nga brenda burgut ku vuante muajt e fundit të dënimit për shfrytëzim prostitucioni.

Episodi i fundit që besohet se ka lidhje me përplasjet e bandave të Tepelenës ishte plagosja në tetor 2016 e Andi Mustafarait pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet, i cili njihej si mik i Çiços.

Në skedarët e policisë, të gjithë pjesëtarët e grupeve rivale të Tepelenës, cilësohen si tepër të rrezikshëm.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthim me buzeqeshje musiala serish ne fushe pas makthit qe zgjati 196 dite 696ea4742e982
Lajmi i mëparshëm

Rikthim me buzëqeshje, Musiala sërish në fushë pas makthit që zgjati 196 ditë

zhduket nje 39 vjecar nga banja e malisheves kerkohet ndihme per gjetjen e tij 696ea57e559ca
Lajmi i radhës

Zhduket një 39-vjeçar nga Banja e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Të fundit nga

ShkoLartë