pija me e mire per hidratim dhe lekure qe shkelqen nuk eshte uji 689758c0d494a

Pija më e mirë për hidratim dhe lëkurë që shkëlqen (nuk është uji!)

August 9, 2025
min lexim

Të gjithë e dimë tashmë: pirja e mjaftueshme e ujit është një hap bazë (dhe i pazëvendësueshëm) për një lëkurë të hidratuar dhe të shëndetshme. Por, sipas një studimi të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, ekziston një pije tjetër, që shumica prej nesh e kemi në frigorifer dhe që hidraton edhe më mirë se uji: qumështi!

Dermatologia Dr. Hannah Kopelman, shpjegon se qumështi është veçanërisht efektiv si burim hidratimi falë përbërjes së tij ushqyese. Ai përmban elektrolite si kaliumi dhe natriumi, karbohidrate dhe proteina, që ndihmojnë trupin të mbajë më gjatë lëngjet. Kjo do të thotë se lëngjet nuk largohen menjëherë nga stomaku, duke i dhënë trupit kohë më të gjatë për t’i përthithur, më mirë sesa me ujin e zakonshëm.

Përveç hidratimit, qumështi është i pasur me vitamina si B12 dhe riboflavinë, por edhe me aminoacide që ndihmojnë në riparimin e qelizave të lëkurës. Në fakt, sipas Dr. Kopelman, është kaq efektiv, sa në disa raste mund të hidratojë më mirë edhe se pijet izotonike sportive.

Dhe po, legjendat për banjot e Kleopatrës me qumësht fillojnë të kenë më shumë kuptim tani.

A është pirja e qumështit sekreti për një lëkurë që shkëlqen?

Ndërsa konsumimi i rregullt i qumështit mund të ndihmojë në hidratimin dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës, Dr. Kopelman thekson se kjo nuk është një zgjidhje magjike universale.

“Si dermatologe, ua kujtoj gjithmonë pacientëve se hidratimi i brendshëm ka ndikim te lëkura, por është vetëm një pjesë e mozaikut,” thotë ajo.

Nëse je mes atyre që kanë ndjeshmëri ndaj produkteve të bulmetit, vuajnë nga puçrrat hormonale apo probleme të tjera inflamatore të lëkurës, qumështi mund të jetë më shumë problem sesa zgjidhje.

Por për pjesën tjetër, pirja e qumështit është një bonus i mirë në rutinën e kujdesit për veten, jo zëvendësim për të. Pra, po, rritja e konsumit të qumështit mund të të japë më shumë shkëlqim, por do të të duhet ende një rutinë minimale me produkte për kujdesin e lëkurës për të parë ndryshimin e vërtetë.

Nëse je vegane ose thjesht nuk pi produkte shtazore, mos u shqetëso, qumështi bimor si ai i tërshërës ose sojës, shpesh është i pasuruar me vitamina dhe minerale të ngjashme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

23 vatra zjarri te regjistruara sot ne kosove 11 ende aktive 68975794df42f
Lajmi i mëparshëm

23 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 11 ende aktive

ministria e shendetesise mori kompetencat per licencimin e stomatologeve 68975cbe5b63a
Lajmi i radhës

Ministria e Shëndetësisë mori kompetencat për licencimin e stomatologëve

Të fundit nga

ShkoLartë