pierce marreveshja e ohrit permban ide te mira duhet zbatohet 687afee0ed9f5

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

July 19, 2025
1 minut lexim

E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce thotë se zgjidhjet për çështjet më të ndërlikuara në Ballkan tashmë ekzistojnë dhe mjafton që ato të zbatohen.

Ajo thekson se marrëveshjet ekzistuese, si ajo e Brukselit dhe e Ohrit, përmbajnë ide të mira që duhet të vihen në praktikë për të ndihmuar qytetarët dhe komunitetet.

Negociatat midis Kosovës dhe Serbisë janë në ngërç prej muajsh, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në pranverën e vitit 2024, nuk është shënuar asnjë përparim domethënës në dialogun ndërmjet dy vendeve, thekson Pierc për BBC-në në gjuhen serbe.

Sipas saj, nuk nevojiten qasje të reja apo “zgjidhje magjike”, por vullnet për të zbatuar atë që është rënë dakord më parë.

“Marrëveshjet që ekzistojnë nuk janë teorike, por prekin çështje praktike si liria e lëvizjes, aksesit dhe pjesëmarrjes. Politikanët duhet të veprojnë për të përmirësuar jetën e njerëzve”, thekson ajo.

Pierce sheh gjithashtu në këto zgjidhje një rrugë për tejkalimin e krizës politike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo nënvizon se vendi mund të përparojë drejt integrimit evropian vetëm si një shtet i bashkuar, pavarësisht kompetencave të garantuara për entitetin e Republikës Srpska në Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ne nuk synojmë t’i marrim asgjë Republikës Srpska si entitet, as serbëve të Bosnjës si komb përbërës. Por është thelbësore që Bosnja dhe Hercegovina të ecë përpara si një tërësi e vetme”, përfundon diplomatia britanike.

Karen Pierce u emërua si e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2025, duke marrë përsipër pozicionin e mbajtur më parë nga Stuart Peach.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sllovenia legalizon vdekjen e asistuar parlamenti i vendit miratoi ligjin me 50 vota pro 687adc6cd237c
Lajmi i mëparshëm

Sllovenia legalizon vdekjen e asistuar, parlamenti i vendit miratoi ligjin me 50 vota pro

vjen serish i nxehti afrikan temperaturat ngjiten ne 40 grade parashikimi i motit per sot 19 korrik 2025 687b2f29807fc
Lajmi i radhës

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

Të fundit nga

ShkoLartë