pezullohet nje zyrtar korrektues dyshohet se ka shtene me arme me gaz 6865369cabf9c

Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

July 2, 2025
1 minut lexim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar sot nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejshëm, thuhet në njoftimin e SHKK-së në Facebook.

Ndërkohë, janë iniciuar edhe procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat disa ditë më parë.

ShKK njofton se për këtë rast është në pritje të raportit nga Prokuroria dhe, në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barca e nis me majorken 686536998ecb5
Lajmi i mëparshëm

Barça e nis me Majorkën

greqia po pervelohet temperaturat priten te shkojne ne 43 grade nen hije meteorologet ja kur i nxehti arrin kulmin 686537c474256
Lajmi i radhës

Greqia po përvëlohet, temperaturat priten të shkojnë në 43 gradë nën hije/ Meteorologët: Ja kur i nxehti arrin kulmin

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë