pezullohen bisedimet per krijimin e qeverise abdixhiku tregon arsyen 6a57c8140b56f

Pezullohen bisedimet për krijimin e Qeverisë, Abdixhiku tregon arsyen

July 15, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se janë deponuar 148 nënshkrime për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.

Përmes një njoftimi, Abdixhiku bëri të ditur se, pas përfundimit të procesit të verifikimit të nënshkrimeve, do të bëhen publike data dhe vendi ku do të mbahet Kuvendi.

“Pas verifikimit të plotë të nënshkrimeve, do të bëhen të ditura data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit. LDK-ja ka qenë dhe duhet të mbetet shtyllë e fuqisë së saj. Prandaj, nuk duhet t’i shmangemi asnjë procesi demokratik. Ne nuk do t’ia heqim askujt të drejtën e votës dhe nuk do të mbajmë asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se është detyruar t’i pezullojë bisedimet për krijimin e Qeverisë, duke theksuar se zhvillimet e fundit dhe angazhimi në proceset e brendshme partiake e bëjnë të pamundur vazhdimin e negociatave në këtë fazë.

“Në këtë pikë, më duhet po ashtu t’i njoftoj qytetarët e vendit tonë se, për shkak të kësaj nisme, jemi detyruar t’i ndërpresim angazhimet dhe takimet institucionale të javëve të fundit për krijimin e qeverisë, të cilat qytetarët me të drejtë i kanë pritur prej kohësh. Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte as serioze dhe as e përshtatshme të vazhdonin negociatat për krijimin e qeverisë, ndërkohë që mandati im aktual dhe ai i përfaqësuesve të LDK-së është vënë në diskutim”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump telefonon netanyahuni kerkon te terheqe trupat izraelite nga siria dhe libani 6a57c389bbe97
Lajmi i mëparshëm

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

saimir korreshi flet per kandidimin ne pd 6a57c88eda622
Lajmi i radhës

Saimir Korreshi flet për kandidimin në PD

Të fundit nga

ShkoLartë