pezullohen anijet merren masa ne pritje te stuhise qe eshte lajmeruar nga mesnata 691b413d49021

Pezullohen anijet, merren masa në pritje të stuhisë që është lajmëruar nga mesnata

November 17, 2025
1 minut lexim

Në Vlorë, Fier dhe Durrës autoritetet po marrin masa për të përballuar reshjet me intensitet që pritet të bien 48 orët e ardhshme.

Punonjës, specialistë dhe inxhinierë të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Qarkun e Fierit kanë kaluar në gjendje alerti pas parashikimeve për reshje gjatë ditëve në vijim. Zona të banuara si Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro do të jenë  nën monitorim të  vazhdueshëm për të  parandaluar vërshimet e lumit Vjosa.

Në prefekturën e Vlorës u mblodh sot Komisioni i Mbrojtjes Civile, për tu koordinuar dhe ndarë detyrat konkrete çdo institucioni që të garantohet reagim i shpejtë në rast përkeqësimi të situatës.

Në këtë takim është kërkuar me urgjencë ndërhyrja në digën e lumit Vjosë me hedhjen e inerteve ne digë, pasi Novosela mbetet më e rrezikuara nga përmbytjet.

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar edhe në brigjet e Adriatikut duke ndikuar aktivitetin detar. Anijet e vogla dhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimet në Durrës e Vlorë.  Tragetet e linjës Durrës-Bari që nisen në darkë, sipas Kapitenerisë, nuk do të kenë probleme, gjithsesi në këto kushte, flota e peshkimit ka pezulluar aktivitetin dhe ka marrë masat e nevojshme të sigurisë për të shmangur incidentet në kalata. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet një javë me mot të paqëndrueshëm, që do të cenojë aktivitetin e peshkimit deri në fund të javës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaderi serish pjese e bbv se 691b2e914c360
Lajmi i mëparshëm

Kaderi sërish pjesë e “BBV”-së?

e zbulon agjenti icardi kishte refuzuar super oferten nga arabia saudite 691b4193a454a
Lajmi i radhës

E zbulon agjenti: Icardi kishte refuzuar super ofertën nga Arabia saudite

Të fundit nga

ShkoLartë