pezullimi te dialogut strategjik nga shba lideret e opozites ne ambasaden amerikane 68c43ea1ee548

Pezullimi të dialogut strategjik nga SHBA, liderët e opozitës në Ambasadën Amerikane

September 12, 2025
1 minut lexim

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim të dialogut strategjik me Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka konfirmuar, duke thënë se për temat që është diskutuar nuk e di dhe për këtë çështje flet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“E di që ka takim temat tjera flet kryetari vetë”, tha ai.

KosovaPress aktualisht ndodhet tek selia e LDK-së, por që nuk është parë ndonjë hyrje e dalje e deputeteve apo zyrtarëve të kësaj partie.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ndodhet në takimin që po zhvillohet në Ambasadën Amerikane, pas pezullimit të SHBA të dialogut strategjik.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu e cila tha se temë diskutimi mendon se është vendimi i fundit i shtetit amerikan karshi Kosovës.

Ajo tha në këtë takim ndodhen liderët e partive opozitare.

“Kryetari është në takim…nuk kam informata se cila ka qenë tema por e di që në këto momente takimi është duke u zhvilluar mendoj që lidhet me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur veprimet e ambasadës amerikane në raport me zhvillimet e fundit rreth dialogut”, tha ajo.

Në takim është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë e ka konfirmuar deputetja Time Kadrijaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ultimatumi i laportes 68c43e9482ad4
Lajmi i mëparshëm

Ultimatumi i Laportës

tom doshi dhe sabina jorgo heqin dore nga mandati si deputete te kuvendit 68c43f43c269d
Lajmi i radhës

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë