pezullimi i dekretit per zgjedhjet ne tirane begaj nuk jam bere pishman 68e8da14ccf23

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

October 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj i është përgjigjur interesit të medieve në lidhje me pezullimin nga Gjykata Kushtetuese të dekretit për zgjedhjet e Tiranës më 9 nëntor.



“Nuk jam bërë pishman për dekretin. Respektoj vendimin e gjykatës”, tha Presidenti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dhënë një ditë më parë erdhi pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj që dekreti të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi në bashkinë e Tiranës. Më 31 tetor, gjykata pritet që të shqyrtojë edhe ankimimin për shkarkimin nga detyra të Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Sot në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ka ndërprerë çdo përgatitje për zgjedhjet në Tiranë pas vendimit të Kushtetueses, dhe tha se edhe nëse gjykata do të shprehet më 31 tetor, është e pamundur që të bëhen përgatitjet e duhura të procesit zgjedhor deri më 9 nëntor.

Veliaj çoi në Kushtetuese më 29 shtator vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkoi nga detyra. Por pavarësisht ankimimit, qeveria njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancën. Më 1 tetor, presidenti, krahas 5 bashkive të tjera, shpalli dekretin për zgjedhjet e parakohshme edhe për Tiranën. Avokatët e Veliajt u vunë menjëherë në lëvizje dhe të nesërmen, bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen antikushtetues të dekretit të presidentit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga konaku i bacës Femi: Nga lagja Gazi Babë nisim rrugëtimin e ri të zhvillimit të Çairit (FOTO)

shpallet fituesi i cmimit nobel per paqen per vitin 2025 68e8db42dc4fa
Lajmi i radhës

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025

Të fundit nga

ShkoLartë