pezullimi i ballukut nga detyra kryeministria con vendimin e gjkko ne kushtetuese 69207153a7b51

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese

November 21, 2025
1 minut lexim

Ashtu siç kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak më parë në konferencë, Kryeministria nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar në Kushtetuese, vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga dy postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.



“Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”-deklaroi Rama më herët.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be diskuton planin e shba se per paqen ne ukraine ne samitin e g20 69206c93593c7
Lajmi i mëparshëm

BE diskuton planin e SHBA-së për paqen në Ukrainë në samitin e G20

kolaps financiar linja 3a ne prishtine pezullon qarkullimin e autobuseve 6920736f4458f
Lajmi i radhës

Kolaps financiar, linja 3A në Prishtinë pezullon qarkullimin e autobusëve

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë