pezullimi i ballukut gjekmarkaj besoj se vendimi i gjykates kushtetuese do te jete ne sintoni me organet e tjera te drejtesise 692b2f545a897

Pezullimi i Ballukut, Gjekmarkaj: Besoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në sintoni me organet e tjera të drejtësisë

November 29, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar pritshmëritë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se pavarësisht se cili do të jetë vendimi, PD mbetet e vendosur dhe konsistente në qëndrimet e saj.

“PD është kositente në kërkesat e saj, të cilat ja drejton jo thjeshtë organeve të drejtësisë, jo thjeshtë kryeministrit dhe zv.kryeministres, këtij binomi për të cilët kemi ngritur platformën e komunikimit dhe kërkojmë aleancë me shqiptarët.

Por në tërësi shoqëria shqiptare duhet të ndjekë ngjarjet me përgjegjësinë që ato meritojnë për të reaguar rast pas rasti, siç e kërkon nevoja…,” u shpreh Gjekmarkaj në “Kjo Javë”.

Sa i përket pritshmërive për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjekmarkaj tha se beson se ajo do të qëndrojë në linjë me vendimet e mëparshme të drejtësisë.

“Besoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në sintoni me organet e tjera të drejtësisë që kanë dhënë një vendim më përpara”, tha demokrati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta per mbeshtetje te palestines kerkohet te denohet izraeli per vrasjet 692b2d5923a16
Lajmi i mëparshëm

Protesta për mbështetje të Palestinës, kërkohet të dënohet Izraeli për vrasjet

sulmuesi i kombetares nuk ka te ndalur ne itali 692b2fb53d173
Lajmi i radhës

Sulmuesi i Kombëtares nuk ka të ndalur në Itali

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë