petrit hajdari me qytetare nderojne jeten dhe vepren e heroit gani kastrati ne nekoc 68ab01d5f2028

Petrit Hajdari me qytetarë nderojnë jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati në Nekoc

August 24, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit E. Hajdari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Nekocit, ka nderuar jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati.

Ky nderim u realizua pranë tri busteve të heroit në fshatin Nekoc, një simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun, transmeton klankosova.tv.

”Së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të Nekocit, nderuam jetën dhe veprën e heroit Gani Kastrati, pranë tri busteve në Nekoc. Gani Kastrati përfaqëson dashurinë për atdheun dhe sakrificën sublime në altarin e tij.

Lirinë e nderojmë duke kujtuar dëshmorët, e dëshmorët i nderojmë duke punuar për të ardhmen.

Lavdi!”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veshtiresohet pleqerimi thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve 68aaffb352724
Lajmi i mëparshëm

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

temat kombetare po i mbytin zgjedhjet lokale 68ab0712a29e5
Lajmi i radhës

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

Të fundit nga

ShkoLartë