petreski nese miratohen reformat komunat nuk do te mund ti keqperdorin parate publike 6941cf3f28642

Petreski: Nëse miratohen reformat, komunat nuk do të mund t’i keqpërdorin paratë publike

December 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 dhjetor – Në pjesën e menaxhimit të financave, që është pjesë e Agjendës Reformuese, Blagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think, thekson se me miratimin e këtij ligji komunat nuk do të mund më t’i keqpërdorin mjetet financiare, siç e kanë treguar shumë shembuj të deritanishëm.

“Çfarë do të thotë ky ligj? Çfarë do të thotë menaxhimi i financave publike? Menaxhimi i financave publike do të thotë se komuna nuk do të mund t’i keqpërdorë paratë publike, pra mënyra se si do të menaxhohen paratë publike do të rishikohet dhe që të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë do të duhet që në nivel vjetor 80% e tyre t’i nënshtrohen auditimit. Kjo do të thotë se brenda institucionit do të duhet të ketë auditorë të trajnuar, që nënkupton se cilësia e administratës publike duhet të rritet, jo vetëm në aspektin numerik, por që ata të jenë edhe të certifikuar dhe në fund të vitit të paraqesin auditim të brendshëm, gjë që e ngushton hapësirën për keqpërdorime”, deklaroi Blagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think.

Petreski u ndal edhe në shumë segmente të tjera që duhet të ndryshohen, siç është ekonomia gri, përqindja e së cilës prej vitesh ngec në vend dhe nuk arrin të ulet. Për më tepër, nëse do të punohej në uljen e saj, në buxhetin shtetëror do të mund të futeshin mjete financiare që më pas do të shfrytëzoheshin për investime brenda vendit, si për shembull në shëndetësi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogana e maqedonise se veriut pajiset me sistem ai kunder kontrabandes 6941c7fc8ff70
Lajmi i mëparshëm

Dogana e Maqedonisë së Veriut pajiset me sistem “AI” kundër kontrabandës

ne rastin e ballukut spak u tregua politik curri ne janar rama mund te 6941d11560def
Lajmi i radhës

“Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…

Të fundit nga

ShkoLartë