pesoi infarkt ne voskopoje si eshte gjendja shendetesore e ambasadorit te ukraines 68c71fb4053a6

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

September 14, 2025
1 minut lexim

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.



Ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.

Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.

Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina godet fabrikat kimike dhe nje nga rafinerite me te medha te naftes ruse deme te medha per putinin 68c71ca791563
Lajmi i mëparshëm

Ukraina godet fabrikat kimike dhe një nga rafineritë më të mëdha të naftës ruse, dëme të mëdha për Putinin

ky eshte parashikimi i motit per ditet ne vazhdim 68c721ce54fc1
Lajmi i radhës

Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Të fundit nga

ShkoLartë