peshkimi me grep pasioni 40 vjecar i prizrenasit ylber krasniqi 68b33f3101c50

Peshkimi me grep, pasioni 40 vjeçar i prizrenasit Ylber Krasniqi

August 30, 2025
1 minut lexim

Për Ylber Krasniqin nga Prizreni, dita ka nisur mbarë sot.

“Kapa një krap shumë të bukur,” tregon ai, duke mbajtur në dorë peshkun e saponxjerrë nga uji.

Ai ka mbi 40 vite që e ushtron peshkimin, një pasion që e nisi në moshën 7-vjeçare.

“Mbi 40 vjet që e bëj këtë sport. Prej moshës 7-vjeçare,” thotë ai.

Ylberi del shpesh për peshkim së bashku me një grup shokësh, të cilët ndajnë të njëjtin pasion dhe tregon për peshkun më të rëndë.

“Kam zënë krap deri në 12 kg. Jemi një grup shokësh pesë-gjashtë veta që dalim, relaksohemi,” tregon peshkatari.

Për të, peshkimi është një mënyrë jetese dhe nuk ka ndërmend ta ndalojë. Përkundrazi, ai vazhdon të vizitojë vende të ndryshme.

“Derisa të kem forcë nuk do ta lë. I ndryshoj vendet. Kam qejf të lëviz. Kukësi, Peshkopia, Valbona, besa edhe në Shëngjin,” rrëfen ai.

Edhe në ditët kur nuk zë asnjë peshk, Ylberi nuk mërzitet. Ai pret gjithmonë ditën tjetër

“Ka ditë që nuk ecën, nuk peshkojmë hiç. [A mërzitesh?] Jo, hiç. Aspak. E kam sport,” thotë Ylberi.

Gjatë verës dhe vjeshtës, liqeni i Kukësit mbushet me peshkatarë amatorë, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova. Për ta, peshkimi është thjesht sport, dhe një mënyrë për të kaluar kohë pranë natyrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

argjentina kerkon arrestimin e netanyahu t per krime lufte 68b33e4602cb7
Lajmi i mëparshëm

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte

si te stilizoni dollaket i kombinojme me atlete kapuc dhe cante te madhe 68b340530887b
Lajmi i radhës

Si të stilizoni dollakët: I kombinojmë me atlete, kapuç dhe çantë të madhe

Të fundit nga

ShkoLartë