peshkaqeni sulmon pushuesit ne australi humb jeten 20 vjecarja ne gjendje te rende shoqeruesi i saj 69281f0774b5a

Peshkaqeni sulmon pushuesit në Australi, humb jetën 20-vjeçarja, në gjendje të rëndë shoqëruesi i saj

November 27, 2025
1 minut lexim

Një vajzë ka humbur jetën dhe një djalë është plagosur rëndë pas sulmit të peshkaqenit në plazhin e Kylies në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.

Sulmi ndodhi herët të enjten në mëngjes, ndërsa të dy viktimat po notonin në ujrat e Parkut Kombëtar Crowdy Bay, rreth 300 kilometra në veri të Sidneit.

Vajza vdiq në vendngjarje, ndërsa djali, i cili është gjithashtu në të 20-at, u dërgua me helikopter në spital në gjendje kritike.

Sulmi ndodhi gjatë një dite të zakonshme në plazh, por kalimtarët reaguan shpejt për të ndihmuar viktimat.

Sipas autoriteteve, sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një “peshkaqen i madh dem”, një lloj peshkaqeni që gjendet shpesh në ujëra të ëmbla dhe të kripura.

Peshkaqenët e këtij lloji janë konsideruar të rrezikshëm për njerëzit dhe janë të tretët në listën e peshkaqenëve më vdekjeprurës për njerëzit, sipas Muzeut Australian.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytjet ne tajlande familja prish catine e shtepise per te shpetuar nga mbytja 69281d58eae89
Lajmi i mëparshëm

Përmbytjet në Tajlandë, familja prish çatinë e shtëpisë për të shpëtuar nga mbytja

treni perplas punetoret ne kine vriten 11 persona 69282344284c0
Lajmi i radhës

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

Të fundit nga

ShkoLartë