pese te vrare dhe nente te plagosur gjate nje sulmi me arme ne jerusalem autoret hapen zjarr drejt stacionit te autobusit 68beb0f1f2e94

Pesë të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë një sulmi me armë në Jerusalem, autorët hapën zjarr drejt stacionit të autobusit

September 8, 2025
1 minut lexim

Pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me armë nga persona të armatosur palestinezë në Jerusalem, ka bërë të ditur policia.

Shërbimi i ambulancës i Izraelit i identifikoi viktimat si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë tjetër po në të 50-at. Nëntë persona me plagë nga armët e zjarrit u dërguan në spitalet lokale, së bashku me tre të tjerë të lënduar nga xhami i thyer.

Policia izraelite tha se dy “terroristë” hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në veriperëndim të qytetit. Një oficer sigurie dhe një civil u kundërpërgjigjën me zjarr dhe “neutralizuan” sulmuesit, shtoi ajo.

Nuk pati menjëherë asnjë pretendim përgjegjësie nga ndonjë grup i armatosur, megjithëse Hamasi e përshëndeti sulmin.

Policia tha se një numër i madh oficerësh po siguronin zonën dhe se njësitë e çminimit po garantonin sigurinë, ndërsa ekipet e kriminalistikës po mblidhnin prova.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si i prodhon dhe i perdor rusia granatat kimike kunder ukraines 68beb0ee8aa0a
Lajmi i mëparshëm

Si i prodhon dhe i përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

ndeshja shqiperi letoni rruget qe do te bllokohen ne tirane 68beb0f3f189c
Lajmi i radhës

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë