pese te arrestuar ne tirane u kapen ne flagrance duke vene baste ne lokal 68b569547c5d5

Pesë të arrestuar në Tiranë, u kapën në flagrancë duke vënë baste në lokal

September 1, 2025
1 minut lexim

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”.

U arrestuan shtetasit Florian Çela, Erigest Alisha, Njulent Palaj, Ergest Lloci dhe Arsen Zebi.

U kap në flagrancë duke vënë baste, në lokalin e tij në zonën e Xhamllikut, vihet në pranga 35-vjeçari.

Gjithashtu në pranga, administratori i lokalit dhe 3 shtetas, të cilët u kapën duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen 6 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.

Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen shkolla eshte rruga drejt endrrave suksese per nxenesit dhe mesimdhenesit 68b56800c81a6
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit

nga italia ne angli igli tare mbyll me sukses operacionin per largimin e futbollistit 68b569b58dc32
Lajmi i radhës

Nga Italia në Angli, Igli Tare mbyll me sukses operacionin për largimin e futbollistit

Të fundit nga

ShkoLartë