pese raste dhune ne familje brenda nje dite ne rajonin e prishtines 6abe2c9348a20

Pesë raste dhune në familje brenda një dite në rajonin e Prishtinës

October 1, 2026
1 minut lexim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 30 shtatorit në rajonin e Prishtinës, përfshirë Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Graçanicën.

Sipas Policisë së Kosovës, në Prishtinë është raportuar një rast i dhunës psikologjike, ku një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje kosovare. Pas intervistimit dhe inicimit të rastit, palët janë liruar me vendim të prokurorit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë janë raportuar tri raste. Në njërin prej tyre, një grua është arrestuar nën dyshimin se kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, ajo është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë, transmeton “Bota sot”.

Në një rast tjetër në Fushë Kosovë, një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dy janë liruar me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një grua. Edhe ky rast vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti më i rëndë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

diell dhe temperatura deri ne 26c 6abe16140a0e7
Lajmi i mëparshëm

Diell dhe temperatura deri në 26°C

veliaj kundershton reformen territoriale leter kuvendit konsultohuni me qytetaret 6abe2d20985cc
Lajmi i radhës

Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë