pese projekte madhore per strugen e se nesermes mendi qyra prezanton planin transformues 68a2260fb40de

Pesë projekte madhore për Strugën e së nesërmes – Mendi Qyra prezanton planin transformues

August 17, 2025
1 minut lexim

Strugë, 17 gusht – Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, mbrëmë hapi shtabin e tij zgjedhor në qytet, ku para dhjetëra mbështetësve prezantoi vizionin dhe projektet kryesore që do të jenë prioritet gjatë mandatit të tij si kryetar.
Në fjalën e tij, Qyra theksoi se synimi i tij është të sjellë zgjidhje konkrete për problemet e akumuluara ndër vite, duke filluar nga infrastruktura e komunikacionit, çështja e ujësjellësit dhe kanalizimit, deri te zhvillimi i turizmit dhe përmirësimi i cilësisë së jetës në qytet.

Pesë projektet madhore që Qyra i prezantoi janë:

– Zgjidhja e ngërçit në komunikacion në hyrje të Strugës, sidomos në segmentin e urës së Morovishtit në magjistralen Strugë–Dibër, ku banorët shpesh presin mbi një orë.

– Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore me kapacitet mbi 500 vende.

– Zëvendësimi i gypave të ujësjellësit prej azbesti dhe investime në rrjetin e kanalizimit.

– Krijimi i një porti ujor në liqen, që do të lidhë Strugën me Pogradecin, duke nxitur turizmin rajonal.

– Ndërtimi i një fshati turistik malor dhe pranë liqenit, si shtytje e re për zhvillimin ekonomik.

Përveç tyre, Qyra prezantoi edhe një plan për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, ndriçimin publik, gjelbërimin, si dhe rregullimin e plazheve të qytetit me hapësira të lira për qytetarët.

“Këto projekte janë të realizueshme dhe burimet financiare do t’i sigurojmë përmes bashkëpunimit me qeverinë, ambasadat dhe fondet IPA të Bashkimit Evropian”, tha Qyra.

Ai po ashtu u zotua se fushata e tij do të jetë e civilizuar, sportive dhe pa ofendime, duke ofruar një shembull të ri të kulturës politike.

“Strugës i duhet ndryshimi, i duhet një frymë e re. Unë besoj se shumica është e bindur për këtë, por ne duhet të punojmë që të bindim edhe pjesën tjetër dhe të bashkohemi – për Strugën”, përfundoi Qyra.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FATMIR LIMANI 2
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Fatmir Limani e nisi fushatën siç e nis çdo betejë të shenjtë, me bekimin e një nëne shqiptare!

rrezikonte te mbytet ne karaburun shpetohet nje grua rreth te 30 ave 68a22f7450806
Lajmi i radhës

Rrezikonte të mbytet në Karaburun, shpëtohet një grua rreth të 30-ave

Të fundit nga

ShkoLartë