pese ore ne ajer avioni ushtarak gjerman shmang prishtinen dhe zbret ne shkup 69385c571e3df

Pesë orë në ajër – avioni ushtarak gjerman shmang Prishtinën dhe zbret në Shkup

December 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 dhjetor – Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë qe pesë orë, por për shkak të mjegullës nuk po mund të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit.

Aeroplani ushtarak gjerman s’ka mundur të aterojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

“Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani.

Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka treguar se aeroplani i nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit, ka aterruar në Shkup.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshs inflacioni ne nentor 4 ushqimet dhe pijet joalkoolike jane shtrenjtuar per 5 4 6938553bbdac5
Lajmi i mëparshëm

ESHS: Inflacioni në nëntor 4%, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 5.4%

spiropali kerkon intensifikim diplomatik ne be shqiperia meriton vendin ne tryezen europiane 69385e5cee762
Lajmi i radhës

Spiropali kërkon intensifikim diplomatik në BE: Shqipëria meriton vendin në tryezën europiane

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë