pese linja te reja ajrore nga maqedonia 68b87b712052d

Pesë linja të reja ajrore nga Maqedonia!

September 3, 2025
1 minut lexim

Me subvencione nga shteti po nisin edhe pesë linja të reja ajrore. Në Aeroportin e Shkupit, nga 6 prilli i vitit të ardhshëm, do të ketë fluturime nga Napoli dhe Budapesti, ndërsa në Aeroportin e Ohrit nga 28 qershori do të ketë fluturime nga Katovica, Vroclavi dhe Milano – njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me Jozsef Varadin, drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Wizz Air”.

Nikolloski bëri të ditur se “Wizz Air” nga viti i ardhshëm në Aeroportin e Shkupit do të ketë flotë të përhershme me gjashtë aeroplanë dhe do të zëvendësojë avionët ekzistues “Airbus A320” me “Airbus A321neo”.

Numri i 200 të punësuarve nga Maqedonia në këtë kompani ajrore planifikohet të rritet edhe për 100 të tjerë. Sipas Nikolloskit, kompania do të rrisë kapacitetin e pasagjerëve për rreth 50 për qind nga viti i ardhshëm dhe do të ofrojë 3.300.000 ulëse për Maqedoninë.

“Çka do të thotë një rritje prej rreth 50 për qind të kapacitetit që nga viti i ardhshëm dhe ‘Wizz Air’ do të ofrojë 3.300.000 ulëse për Maqedoninë, gjë që mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë për turizmin dhe për ekonominë në përgjithësi në Maqedoni. Dhe një lajm i tretë i mirë, për momentin 200 persona nga Maqedonia punojnë në ‘Wizz Air’ dhe këtë numër në të ardhmen planifikojmë ta rrisim edhe për 100 të tjerë”, tha Nikollovski.

“Këtu, në Maqedoni, jemi në shtëpi. Ne jemi linja juaj ajrore kombëtare. Duam të jemi më të lokalizuar, të bëhemi pjesë më e madhe e shoqërisë, të kemi më shumë pilotë, inxhinierë, mekanikë dhe staf fluturues nga Maqedonia”, tha Jozef Varadi, drejtor ekzekutiv i “Wizz Air”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen partia non grata le ta pyesin osmanin se ku i ka familjaret e vet te punesuar 68b87ad3cf0b0
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Partia ‘Non Grata’ le ta pyesin Osmanin se ku i ka familjarët e vet të punësuar

vetura rreshqet nga rruga dy te lenduar ne aksin qafe e buallit klos 68b87cd44e914
Lajmi i radhës

Vetura rrëshqet nga rruga, dy të lënduar në aksin Qafë e Buallit-Klos

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë