pervoje e dhimbshme ministrja gjermane u detyrua te futet ne nje strehe gjate sulmit rus ne kiev 68fe097438d27

“Përvojë e dhimbshme” – Ministrja gjermane u detyrua të futet në një strehë gjatë sulmit rus në Kiev

October 26, 2025
1 minut lexim

Katherina Reiche, Ministres gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, iu desh të strehohej gjatë sulmeve ruse në Kiev natën e 24-25 tetorit.

Reiche tha se ishte një “përvojë e dhimbshme” për të, duke shtuar se sulmet ruse në shkallë të gjerë janë bërë një pjesë e trishtueshme e jetës së përditshme për ukrainasit.

“Kjo natë më tregoi edhe një herë qartë se sulmet ruse ndaj popullsisë ukrainase synojnë ta dobësojnë atë”, tha ministrja.

Reiche mbërriti në Kiev më 24 tetor me një delegacion ekonomik për një vizitë që do të zgjasë disa ditë.

Ajo tha se sulmet ndaj furnizimeve me energji elektrike dhe ngrohje pak para dimrit, përbëjnë një rrezik.

Ministrja premtoi mbështetje për Ukrainën në restaurimin e infrastrukturës së dëmtuar të energjisë, dhe deklaroi se Gjermania nuk do ta braktisë popullin ukrainas.

Të paktën dy persona u vranë dhe 12 u plagosën si rezultat i sulmit rus ndaj Kievit natën e 24-25 tetorit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti e propozoi per minister te kultures vjen reagimi i pare nga fatmir spahiu 68fe08634da5c
Lajmi i mëparshëm

Kurti e propozoi për ministër të Kulturës, vjen reagimi i parë nga Fatmir Spahiu

fqinjet e rusise gati per lufte letonia zgjohet me tabela qe orientojne njerezit se si mund te fshihen neper bunkere 68fe0b29495db
Lajmi i radhës

Fqinjët e Rusisë gati për luftë, Letonia zgjohet me tabela që orientojnë njerëzit se si mund të fshihen nëpër bunkerë

Të fundit nga

ShkoLartë