perurohet unaza e vogel ne rrugen 12 qershori ne shtime 68a62c62247e9

Përurohet Unaza e Vogël në rrugën “12 Qershori” në Shtime

August 20, 2025
min lexim

Sonte është përuruar në mënyrë solemne Unazën e vogël në rrugën “12 qershori” në Shtime, projekt ky i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë rreth gjysmë milion euro.

Në ceremoni kjo rrugë me trotuar e ndriçim publik, u përmend ndër më modernet në komunën e Shtimes, raporton KosovaPress

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se kjo rrugë do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të kësaj ane dhe më gjer.

Kurti: Kostoja e projektit ka qenë rreth 500 mijë euro

“Shpesh vijmë e kthehemi në shtime për shkak të investimeve të vlefshme, të cilat po i bëjmë edhe si Qeveri e Republikës së Kosovës, por edhe si komunë e Shtimes. Rrugë në gjatësi 375 metra, e cila e lidh rrugën ‘William Walker’ me atë “12 Qershori”, është rrugë me ndriçim publik dhe gjithashtu është rrugë, e cila rrit jo vetëm investimin në komunën e Shtimes, por në të njëjtën kohë, në mënyrë të prekshme edhe kushtet e jetesës e të qarkullimit për banorët këtu. Kostoja e gjithmbarshme ka qenë afro gjysmë milioni euro”, tha Kurti.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu e cilëson si një nga rrugët më moderne që është ndërtuar në këtë komunë, raporton KosovaPress.

Aliu: Është ndër rrugët më moderne në Komunën e Shtimes

“Është një nga rrugët më moderne që është ndërtuar ndonjëherë në Komunën e Shtimes, që e lidh rrugën “William Walker” me rrugën “12 Qershori”, është segment i asaj që ne e quajmë unaza e qytetit, në krah të djathtë në drejtim të Ferizajt. Komuna e Shtimes po njeh çdo ditë zhvillime të mira në shërbim të qytetarëve, siç është kjo vepër cilësore dhe kaq e bukur për qytetarët e komunës”, tha Aliu.

Ndërsa, qytetari Zef Deda u shpreh se kjo rrugë do të ndikojë në mënyrë pozitive në jetën e qytetarëve.

Deda: Rrugë me standarde evropiane

“Rruga na lehtëson dhe e zhvillon lagjen këtu. Kjo është rrugë e re ka qenë fushë. Është bërë një rrugë me standarde evropiane, me ndriçim, trotuar dhe kanalizim evropian”, u shpreh Deda.

Ndryshe, kryetari Qemajl Aliu ka paralajmëruar se gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme do të përurohen edhe tetë projekte të ngjashme në Komunën e Shtimes, të cilat po shkojnë drejt finalizimit të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata e zjarreveministria e mbrojtjes6 vatra jane shuar 2 te tjera ende aktive 68a62a33bb14b
Lajmi i mëparshëm

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

grimerja kroate beri nje transformim te jashtezakonshem duke u bere si ronaldo ai pa story ne e saj ne instagram 68a62d78409b8
Lajmi i radhës

Grimerja kroate bëri një transformim të jashtëzakonshëm duke u bërë si Ronaldo, ai pa ‘story’-në e saj në Instagram

Të fundit nga

ShkoLartë