perurohet cerdhja e re ne fshatin godanc te komunes se shtimes 68de8870af002

Përurohet çerdhja e re në fshatin Godanc të komunës së Shtimes

October 2, 2025
min lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në përurimin e çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes, së cilës i është vënë gurthemeli më pak se dy vite më parë, më 20 tetor të vitit 2023.

Kryeministri Kurti tha se ky investim në vlerë prej 414 mijë euro, me sipërfaqe prej 756 metra katrorë, me 5 klasa të kompletuara me pajisje dhe 72 shtretër për të gjitha grup-moshat e fëmijëve, përfshin gjithçka që është e nevojshme për edukimin e hershëm dhe mirëqenien e plotë të fëmijëve.

“Kjo është çerdhja e gjashtë në komunën e Shtimes dhe e pesta që është realizuar gjatë mandatit të kryetarit, Dr. Qemajl Aliu. Kjo tregon për standardin e lartë dhe punën e madhe që bëhet këtu, edhe në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe praktikisht kemi zbatuar programin tonë me vlerat tona, që kujdeset për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha, nënat dhe fëmijët, pra një program social-demokrat, i cili respekton dinjitetin, të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë e në veçanti pra atyre të cilët i kanë nevojat e kërkesat më të mëdha”, tha kryeministri Kurti.

Ai shtoi se ky premtim i mbajtur, është mundësi e re për dhjetëra familje e qindra prindër t’i ndajnë përgjegjësitë me institucionet dhe njëkohësisht të kenë mundësi të profesionalizohen e të aftësohen. Theksoi gjithashtu se fëmijët e tyre përveçse do të mësojnë në këtë çerdhe, do të jenë të shëndetshëm e të sigurt, të rrethuar me përkujdesje, dashuri dhe me përgatitje për nivelet e ardhshme të ngritjes së tyre intelektuale, por edhe të përgatitjes profesionale, që do ta kenë në shkollimin e mëtutjeshëm.

“Çerdhja është institucioni i parë arsimor, vendi ku fëmijët nisin e mësojnë dhe socializohen me bashkëmoshatarët e tyre e përgatiten për jetën në vijim. Ky pra është investim në themel të shtetit e të shoqërisë për të ardhmen e vendit e të popullit tonë, sepse Kosova që po e ndërtojmë është pikërisht Kosovë për të ardhmen e ku fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shtetit tonë”, u shpreh kryeministri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentohet te helmohet bashar al assad ne rusi perfundon ne spital 68de878aeb342
Lajmi i mëparshëm

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

kim kardashian pretendon se dikush ka punesuar nje vrases me pagese per ta vrare 68de899157b0a
Lajmi i radhës

Kim Kardashian pretendon se dikush ka punësuar një vrasës me pagesë për ta vrarë

Të fundit nga

ShkoLartë