pershpejtohen punimet per linjen e re te ujesjellesit ne gostivar kapaciteti i furnizimit me uje rritet mbi 40 6a4fe4ad865b9

Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

July 9, 2026
1 minut lexim
att.h5wyQbt2gyN8blyf1PqTtrGJAFWl1 JZfyLtvfQCw5s

Punimet për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit kryesor me gypa F400 në Komunën e Gostivarit po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar. Ky projekt kapital pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 40 për qind, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e furnizimit me ujë në komunë.

Sipas Komunës së Gostivarit, investimi do të kontribuojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha me të cilat janë përballur për vite me radhë banorët e disa lagjeve dhe vendbanimeve, ku mungesa e ujit ka qenë problem i vazhdueshëm, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Autoritetet komunale theksojnë se ndërtimi i linjës së re do të sigurojë një rrjet më modern, më efikas dhe më të qëndrueshëm të ujësjellësit, duke garantuar furnizim më cilësor dhe më të besueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët.

Ky projekt është pjesë e investimeve strategjike të Komunës së Gostivarit për modernizimin e infrastrukturës publike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

att.57TZJN5j0 TnFhAMmF4nsaRpK1vrEkKeKlICBSCcL34 att.nIJ0UqMB1pTO7BiK1p4us7r9 nua5yl1ycqv zclWOg

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prej sot filloi pagesa e te drejtave sociale dhe te mbrojtjes se femijeve 6a4fe3614d9d8
Lajmi i mëparshëm

Prej sot filloi pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve

Të fundit nga

ShkoLartë