pershpejtimi i integrimit ne be gjyli pas agresionit rus be po i jep driten jeshile ballkanit perendimor 686044aa8fab4

Përshpejtimi i integrimit në BE/ Gjyli: Pas agresionit rus, BE po i jep dritën jeshile Ballkanit Perëndimor

June 28, 2025
1 minut lexim

Analistja Arsejda Gjyli tha se pas agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Europian ka ndryshuar qasjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përshpejtuar procesin e integrimit dhe përqafuar konceptin e Unionit të Bashkuar.

“Ky koncept është një koncept i ri përsa i takon edhe qasjes së BE-së përkundrejt tendencave dhe prirjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e Bashkimit dhe Unionit të Bashkuar.

Ky është një term dhe një proces i cili ësht përqafuar edhe nga liderët më të rëndësishëm të BE-së.

Është një proces i cili pas agresionit rus në Ukrainë, u pa i nevojshëm në mënyrë të atillë që influenca e Bashkimit Europian dhe e Europës në qasjen e vlerave dhe të qeverisjes, të merrte në proteksionin e vetë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse e shikojmë dhe në qasjen ndërkombëtare.

Në këtë këndvështrim dhe në këtë tablo politike, liderët politike të Unionit të Bashkuar dolën në një përfundim se ka ardhur momenti që vendet e BE-së dhe vendet që kanë qenë skeptike për bërjen pjesë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Unionin e Bashkuar, tashmë të jepnin dritën jeshile për këto vende duke qenë se arena ndërkombëtare tregon se jemi në një klimë të trazuar dhe se na duhet që të bëjmë një hap përkundrejt përqafimit të këtyre vendeve dhe dhënies së dorës për të qenë pjesë e Unionit të Bashkuar”, u shpreh Gjyli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tetove bujqit ne pritje te demshperblimit nga reshjet e breshrit vitin e kaluar 68603b0de7dc2
Lajmi i mëparshëm

Tetovë, bujqit në pritje të dëmshpërblimit nga reshjet e breshrit vitin e kaluar

palmeiras eliminon botafogon 686044e689768
Lajmi i radhës

Palmeiras eliminon Botafogon!

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë